HOT Co
ffee
Integrator Ushqimor i liofilizuar
me bazë kafenë dhe bimë natyrore
(ndihmues në rritjen e kënaqësisë intime)
RAPORT INFORMUES
PËRBËRËSIT Qeska me 10 gr
SHEQER 5.5 gr
KAFE E TRETSHME 2 gr
QUMËSHT PLUHUR 2.131 gr
KANELLË, emri botanik: Cinnamomum Ceyllanicum (lëvorja) 0.065 gr
XHENSEN, emri botanik: Panax xhensen a.c. Meyer (rrënja) 0.082 gr
RODIOLË, emri botanik: Rhodiola Rosea L. (rrënja) 0.082 gr
TRIBULË, Emri botanik: Tribulus Terrestris (fruti) 0.14 gr
Çfarë është HOT COFFEE?
Hot Coffee është një plotësues (integrator) ushqimor i përbërë nga kafeja e liofilizuar (neskafe) dhe bimë natyrore (përbërës aktiv është Tribulus Terrestris L.) të përfshira në listën zyrtare të bimëve natyrore të lejuara për përdorim nga Ministria e Shëndetësisë.
Hot Coffee është e dobishme për të aktivizuar energjitë dhe për të forcuar trupin e njeriut.
Falë vetive tonike androgjenike mashkullore, Hot Coffee rrit energjinë dhe vitalitetin, duke stimuluar epshin (libidon) dhe dëshirën në rastet kur ato janë të pakësuara për shkak të stresit, si pasojë e vetive përshtatëse të bimëve mjekësore që përmban.
PËRDORIMI:
Hapet përmbajtja e qeskës monodozë, hidhet në një filxhan ose gotë, shtohet ujë i nxehtë dhe përzihet.
INDIKIMET PËR PËRDORIM:
Hot Coffee ushtron veprimin e tij pas rreth gjysmë ore nga marrja e tij.
PARALAJMËRIME
Hot Coffee nuk është destinuar për qëllime të tilla si parandalimi, kurimi ose trajtimi i ndonjë sëmundje dhe nuk duhet konsideruar si zëvendësues i ushqimit (dietës) të larmishëm.
Mund të shfaqen efekte të padëshiruara për shkak të mbindjeshmërisë individuale përkundrejtë lëndëve përbërëse të produktit.
Mos tejkaloni dozën ditore të këshilluar.
Në kushte të caktuara fiziologjike apo patologjike, në rastet e përdorimit të njëkohshëm të terapive
farmakologjike dhe në rastet e një përdorimi të zgjatur, duhet të këshilloheni me mjekun.
Tribula (TERRESTRIS TRIBULUS)
Tonik, energjizues, anabolizues, nxitës i aktivitetit seksual dhe i prodhimit të spermës dhe testosteronit.
Pjesët e përdorura: fara, frutat.
Bimë barishtore, e ardhur nga India dhe disa pjesë të Afrikës. Në mjekësinë popullore të lashtë indiane (Ayurveda), Tribulus terrestris është përdorur si diuretik dhe afrodiziak (nxitës seksual), si dhe për rritjen e pjellorisë meshkullore dhe femrore. Studimet e fundit kanë treguar që kjo bimë mund të rrisë përqendrimet e hormonit LH (luteinizues) dhe testosteronit në burra, dhe përqendrimet e hormonit FSH dhe të hormoneve femërore në gra. Rrit masën muskulare dhe epshin.
FRUTAT kanë veti emoliente, diuretike dhe antispazmodike.
VEPRIMET e Tribulus
Për të përmbledhur shkurtimisht vetitë e Tribulus terrestris, janë vërtetuar eksperimentalisht efektet e mëposhtme: shtim i prodhimit të spermës (spermatogonët rriten 388%, numri i qelizave të Sertoli rritet 40%, koha e mbijetesës së spermatozoidëve rritet 78 %), rritje e epshit-libidos (71% e personave të ekzaminuar), rritje e LH (177%), rritje e testosteronit (31%).
RODIOLA
Rhodiola rosea
Ndihmon humbjen në peshë, rrit nivelet e serotoninës, ul nivelet e yndyrës në inde, shkakton një ndjesi ngopje, pakëson dhe kontrollon ndjenjën e urisë që shoqëron ankthin, bimë adaptogen, antioksidant, pakeson lodhjen, e dobishme në rastet kur metabolizmi është i ngadalësuar, veprim kundër stresit, antidepresant, rrit humorin, antimutagjen, nxit sistemin imunitar, përmirëson aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën, e dobishme në amenorre, e dobishme për performancën sportive, ka veprim kundër plakjes, e dobishme në problemet seksuale.
Pjesët e përdorura: rrënjët
Bimë e egër e zonave malore të Europës veriore, që rritet në lartësi prej 3000 dhe 5000 metra, por është gjetur edhe në Alpet italiane. Në Siberi është përdorur në mjekësinë popullore për të pakësuar lodhjen. Ajo ka lule të verdhë me aromë si trëndafili. Në popullsinë siberiane, e dalluar për jetëgjatësinë, përdoren rrënjët e rodiolës, në formën e çajit ose infuzeve, për të rritur rezistencën ndaj veprimtarisë fizike dhe të ftohtit, për të trajtuar sëmundjen e ftohjes së zakonshme, depresionin, dhe shqetësimet për shkak të lartësive të mëdha.
VETITË e Rodiolës
Ndihmon humbjen në peshë, rrit nivelet e serotoninës, ul nivelet e yndyrës në inde, shkakton një ndjesi ngopje, pakëson dhe kontrollon ndjenjën e urisë që shoqëron ankthin, bimë adaptogjene, antioksidant, pakeson lodhjen, e dobishme në rastet kur metabolizmi është i ngadalësuar, veprim kundër stresit, antidepresant, rrit humorin, antimutagjen, nxit sistemin imunitar, përmirëson aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën, ndikon në mënyrë pozitive në funksionimin e gjendrës tiroide dhe mëlçisë.
VEPRIMET e Rodiolës
Rrit rezistencën ndaj veprimtarisë fizike, stresit dhe të ftohtit. Bimët adaptogjene janë bimë të dobishme për shkak se trupi përshtatet ndaj nxitjes përpara se substanca të tilla si hormonet, kortikosteroidët dhe katekolaminat të mund të dëmtojnë trupin, pasi faza e përshtatjes ndaj stresit, qoftë fizike ose mendor, nuk mund të jetë e përjetshme. Në fakt, në qoftë se mbivendoset faza e lodhjes (ezaurimit), mund të ketë dëme serioze për shëndetin. Rodiola është gjithashtu e dobishme si antidepresant, pasi ajo ndikon në çlirimin e serotoninës. Ajo nxit sistemin e imunitetit. Gjithashtu, nxit zhvillimin e muskujve ndërkohë që ka veprim të kundërt mbi masën yndyrore. Ajo ndihmon për të rritur nivelin e serotoninës në gjak, dhe ndikon në kontrollin e gjumit, sjelljes dhe humorit. Përmirëson pulsin, presionin arterial të gjakut, funksionin e mushkerive si dhe kohën e normalizimit te rrahjeve të zemrës. Rregullon veprimtatinë e mëlçisë, përmirëson funksionimin e organeve gjenitale dhe aktivitetin seksual. Ajo ndihmon në rastet kur ka vështirësi të ereksionit dhe në ejakulacionin e parakohshëm, (performanca seksuale përmirësohet 2-3 muaj pas fillimit).
KANELLA
Cinnamomum zeylanicum
Kanella, Cinnamomum zeylanicum, i quajtur edhe Cinnamomum verum, është një pemë e vogël. me gjelbërim të përhershëm, rreth 10-15 metra të lartë, pjesëtare e familjes Lauraceae. Pema e ka origjinën në Sri Lanka dhe ky lloj është më i miri dhe më i shtrenjti. Përmban tanina, në vaj esencial gjendet acid cinamik, eugenol, kanfor. Është përdorur tradicionalisht kundër ftohjeve të zakonshme dhe si antibakterial dhe antispasmodik, por tani është e njohurshkencërisht edhe aftësia për të ulur kolesterolin dhe trigliceridet në gjak, duke ndihmuar për të lehtësuar problemet e hipertensionit; ushtron gjithashtu një efekt antiseptik në çrregullimet e sistemit të frymëmarrjes. Mjekësia popullore indiane (Ayurvedike) dhe mjekësia kineze e përdorin atë për problemet menstruale, në trajtimin e ethes, në disa çrregullime të zorrëve dhe për problemet që kanë lidhje me të ftohtin, pasi ajo ka një efekt ngrohës në trup. Vaji esencial i kanellës ka një veprim të fuqishëm antimykotik dhe favorizon qarkullimin periferik kur lëkura fërkohet me atë.
XHENSENI
Përdorimi i tij daton mijëra vjet më parë dhe efektiviteti i tij është provuar nga studime të shumta shkencore. Të shumta janë, gjithashtu, edhe vetitë e tij: fuqizon rezistencën fizike dhe aftësinë e rikuperimit (p.sh. pas një aktiviteti sportiv), përmirëson qarkullimin, forcon kujtesën dhe rrit rezistencën ndaj faktorëve negative mjedisore. Në përgjithësi, pakëson stresin dhe nevrozën, përmirëson përshtatjen ndaj stimujve të jetës së përditshme, shton rendimentin e punës mendore dhe fizike, forcon mbrojtjen imune të organizmit dhe ul rrezikun për sëmundje të ndryshme. Gjithashtu, mund të përmirësojë performancën seksuale.
Koncepti i Liofilizimit
Liofilizimi është një proces teknologjik që lejon heqjen e ujit nga një matricë organike duke siguruar përkeqësimin minimale të mundshme të strukturës dhe komponenteve të matricës. Është përdorur kryesisht në industrinë farmaceutike, sidomos në materialet biologjike, dhe më pak për ruajtjen e ushqimit, kur nuk mund të përdoren teknika më ekonomike. Emri i procesit, nuk ndihmon për të klasifikuar llojin e procesit, pasi ai sugjeron vetëm karakteristikat e produktit final që është "liofil" (mik i tretshmërisë), d.m.th. që është mjaft i prirur për tu tretur (mjafton të kujtoni kafen "instantane", një nga produktet e para të prodhuar me ketë teknologji). Metoda përfshin thelbësisht dy procese fizike: ngrirjen dhe sublimimin. Parimi i metodës parashikon aplikimin e nxehtësisë ndaj ushqimit të ngrirë, të mbajtur nën vakum; ujit që gjendet
në produkt, i ndarë në formën e akullit, largohet direkt si avull përmes sublimimit. Avulli i ujit të larguar në këtë mënyrë nga produkti, kapet nëpërmjet ngrirjes që realizojnë sepentinat ftohëse, të njohura edhe me emrin kondensatorë. Gazrat që nuk arrijnë të kondensojnë largohen nëpërmjet thithjes nga pompat e vakumit. Procesi zhvillohet në kushtet e temperaturës dhe presionit të kontrolluar, me qëllimin për të parandaluar dëmtimin e strukturës së produktit, në mënyrë që të matrica origjinal të rikthehet plotësisht në gjendjen e saj kur, në kohën e përdorimit, ju realizoni rehidrimin e saj.
Përparësitë
Përparësitë e kësaj teknike të ruajtjes janë:
Ruajtja në temperaturë dhome
Transportim me lehtësi për shkak të peshës së lehtë (ushqimi i astronautëve)
Ndryshime strukturore minimale
Rehidrim i shpejtë dhe i plotë
Ruajtja shumë e mirë e cilesive të tilla si aroma, shija, ngjyra dhe cilësitë ushqyese