| Cicatridina |
|
|
|
Cicatridina Ovuli Vaginali
KARAKTERISTIKAT E PRODUKTIT Përbërësi kryesor i këtij produkti është Acidi Hialuronik Ai është një polisakarid i klasës së glikozaminoglikanëve, të cilet janë përbërës natyralë të organiznmit të njeriut. Acidi hialuronik, në nivel fiziologjik, gjendet i shpërndarë gjerësisht në shumë inde dhe lokalizohet kryesisht në matriksin jashtëqelizor. Acidi Hialuronik zotëron cilësinë që të lidhë dhe/ose marrë ujin dhe në të dy këto raste ai pakëson largimin e ujit nga indet Funksioni kryesor i Acidit Hialuronik është krijimi i një mjedisi të lagësht, i cili ofron kushtet optimale për një riparim të shpejtë dhe efikas të indeve: në të vërtetë, hidrimi lehtëson si procesin e migrimit të qelizave, ashtu edhe ndarjen e tyre, dhe për pasojë ndihmon shërimin dhe riepitelizimin e shpejtë dhe pa dhimbje të sipërfaqeve të dëmtuara. Në përgjithësi, kjo cilësi e acidit hialuronik jo vetëm ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe funksionalitetit të mukozës, por edhe e mbron atë nga ndikimi i radikaleve të lira, falë vetive antioksidante të tij. Përbërësit e tjerë të produktit, ekstraktet natyrale të Aloe vera, Centella asiatica dhe Calendula officinalis, përveç se kanë veprim emolient dhe qetësues, ndihmojnë procesin e shërimit falë vetive higroskopike, që janë pasojë e pranisë në ato të karbohidrateve komplekse. PËRBËRJA
Lënda vepruese kryesore e këtij produkti është Acidi Hialuronik. Acidi Hialuronik ndikon mbi:
LËNDËT E TJERA VEPRUESE Në sinergji me Acidin Hialuronik, produkti përmban lë vepruese të tjera. Këto lëndë vepruese janë:
INDIKIMET Trajtim ndihmës i procesit të riparimit të gjendjeve atrofike dhe distrofike të mukozës vaginale. Ndihmon procesin e riparimit indor pas lindjes, pas kirurgjisë gjinekologjike, në gjendjet distrofike që pasojnë kemioterapinë, rrezatimin jonizues, tharjen e vaginës në moshat e vjetra si pasojë e pamjaftueshmërisë esdtrogjenike. SHËRIMI I PLAGËVE VAGINALE Cicatridina Ovule Vaginale ndihmon procesin e shërimit të plagëve të shkaktuara nga lezionet vaginale të çdo lloji: Kolposkopia - Konizimi - Kirurgjia gjinekologjike - Radioterapia - Kemioterapia - Pas lindjes. THARJA VAGINALE Falë vetive lagështuese të Acidit Hialuronik, Cicatridina Ovule Vaginale indikohet në të gjitha rastet e tharjes vaginale, përfshi edhe ato të shkaktuara nga pamjaftueshmëria estrogjenike. Cicatridina Ovule Vaginale është një trajtim jo hormonal. KLASIFIKIMI Cicatridina Ovule Vaginale klasifikohet si Pajisje Mjekësore (Medical Device) e klasës II B. |





